Aktualitet

Fshati pa rini, historia e Armenit që po “vritet” nga shpopullimi

Në fshat banori më i ri është mbi 40 vjeç, ndërsa perspektiva për të ardhmen thuajse nuk ekziston.

Ndër vitet më të vështira të vendit, atëherë kur rrezikohej ekzistenca dhe gjuha shqipe, burrat e Armenit kanë qenë në ballë të përpjekjeve me pushkë dhe penë. Por, ky emër i krijuar ndër vite, duket se nuk po mban dot më brenda tij banorët autoktonë.

Ato pak banorë që kanë mbetur na tregojnë shkaqet e këtij shpopullimi: “Ka ngelur vetëm mosha e tretë sepse brezi i ri është në emigracion. Është larguar sepse nuk ka punë. Këtu mungojnë të gjitha. Është për të qarë”.

Një tjetër i moshuar tregon se fshati rri edhe me ditë pa energji elektrike. E megjithatë, shpirtin e humorit me nota ironie për situatën që kalojnë nuk e kanë humbur ende: “Po ç’e do rininë? Jemi ne pleqtë këtu, nuk kemi nevojë për rini. I bëjmë ne punët e vështira”. /a2

#Fshati #rini #historia #Armenit #që #vritet #nga #shpopullimi
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button