Aktualitet

Aksident në Lushnje/ Mjeti bie në kanal, plagosen 3 persona

Aksident në rrugën rurale autostradë-Bubullimë. Mjeti tip Volkswagen Turan, me targa AA 916 OP, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin anësor.

Janë transportuar me urgjencë në spitalin e Lushnjes drejtuesi i mjetit, një shtetas 40-vjeçar, dhe dy persona të tjerë që udhëtonin me të.

Sipas mjekëve, të tre janë jashtë rrezikut për jetën, shkruan A2.

Uniformat blu shkuan në vendngjarje për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit si dhe për disiplinimin e qarkullimit në këtë aks. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se automjeti tip fuoristradë me targa të huaja i ka ngushtuar rrugën mjetit tip Volkswagen që ishte në manovër parakalimi dhe për pasojë ka përfunduar në kanal.

Të lënduarit po marrin mjekim dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore.

#Aksident #në #Lushnje #Mjeti #bie #në #kanal #plagosen #persona
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button