Begaj për Masakrën e Reçakut: Denoncimi i kësaj masakre ndryshoi historinë e Kosovës

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj në 26-vjetorin e Masakrës së Reçakut ka thënë se denoncimi i kësaj masakre ndryshoi historinë e Kosovës dhe qasjen e komunitetit ndërkombëtar ndaj saj.
Begaj ka shprehur mirënjohje ambasadorit amerikan, William G. Walker.
“Më 15 janar 1999, në fshatin Reçak të Kosovës, u ekzekutuan dhe masakruan barbarisht nga njësitë kriminale serbe 45 shqiptarë civilë të paarmatosur. Denoncimi i kësaj masakre ndryshoi historinë e Kosovës dhe qasjen e komunitetit ndërkombëtar ndaj saj. Lavdi përjetë burrave dhe grave të Kosovës, që qëndruan për lirinë e saj! Mirënjohje Ambasadorit amerikan William G. Walker, “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”!”, shkroi Begaj në Facebook.
#Begaj #për #Masakrën #Reçakut #Denoncimi #kësaj #masakre #ndryshoi #historinë #Kosovës
gazetablic.com