Aktualitet

Kanceri që përhapet më shpejt, eksperti jep detaje: Është i rrezikshëm dhe prek moshat e reja!

Kanceri i qafës se mitrës është nder kancerët që përhapet shumë lehtë dhe prek moshat e reja, pasi virusi qe e shkakton Human Papiloma përhapet e nëpërmjet marrëdhënieve seksuale.

Mosha e marrëdhënieve seksualë është ulur e nga ana tjetër trend për marrëdhënie seksuale me shume partnere e jo vetëm, sidomos pa masa mbrojtëse e bën këtë virus një kërcenim serioz sidomos për vajzat e reja në moshë riprodhuese.

“Është i rrezikshëm, përhapet lehte por parandalohet”, thekson Alban Ylli, ekspert i ISHP-së.

Janari është muaji që duhet te kujtojë çdo grua apo vajzë për një paptest në mënyrë që të parandalohet kanceri i qafës së mitrës.

“Dëmi është i madh për individin pasi është një virus që prodhon metstza, përhapet ne organe të tjera deri në humbje jete. Është humbje e madhe për shoqërinë pasi ka kosto te mëdha”, shton Ylli.

Nëpër qendra shëndetësore kryhet depistimi i grave për kancer të qafës së mitrës dhe këtë vit ulet në 35 mosha e grave qe mund ta përfitojnë falas .

Çdo vit diagnostikohen 100-130 raste me kancer të qafës se mitrës në vendin tonë.

#Kanceri #që #përhapet #më #shpejt #eksperti #jep #detaje #Është #rrezikshëm #dhe #prek #moshat #reja
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button