Aktualitet
Aksident në autostradën Levan-Tepelenë, plagosen burrë e grua

Njé aksident ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në autostradën Levan-Tepelenë, në vendin e quajtur “Kthesa e Fratarit”. Një çift, burrë e grua nga Tepelena, si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur.
Sipas burimeve paraprake, çifti po udhëtonte drejt Tepelenës kur ka goditur nga prapa një automjet të tonazhit të rëndë, i cili kishte ndalur në rrugë për shkak të një defekti në motor.
Dy të plagosurit janë përcjellë në qendrën spitalore të qytezës së Fratarit, e cila ndodhet 500 metra larg vendit të aksidentit, ndërsa në vendngjarje ka mbërritur edhe policia.
#Aksident #në #autostradën #LevanTepelenë #plagosen #burrë #grua
Java News