Aktualitet
Plagosi këngëtarin në Shkodër, flet motra e Gjergj Dardhës: Ai s’pi alkool! U zunë për plehrat…

Motra e Gjergj Dardhës, autori i plagosjes së Ademir Freskut të ndodhur pak më parë në Shkodër, ka dhënë detaje në lidhje me shkaqet e ngjarjes.
Tereza Fusha, ka hedhur poshtë pretendimet se vëllai i saj është i alkoolizuar, ndërsa ka treguar se ai e ka qëlluar Freskun me një thikë të vogël.
“Ka shkuar të hedhë mbeturinat, ai i ka thënë mos i hidh këtu sepse i merr era e mi sjell.
Gjergji është vëllai im, ai e ka qëlluar me një thikë të vogël.
Ka nënën të paralizuar. Gjergji nuk pi alkool”, u shpreh ajo për News 24.
#Plagosi #këngëtarin #në #Shkodër #flet #motra #Gjergj #Dardhës #spi #alkool #zunë #për #plehrat..
Java News