Dy vdekje në Prishtinë brenda një dite, policia nis hetimet

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona kanë ndërruar jetë dhe se rastet janë cilësuar si “Hetim i vdekjes”.
Të dy rastet kanë ndodhur në Prishtinë, shkruan .
Në raportin 24 orësh bëhet e ditur se trupat e pajetë me urdhër të prokurorit janë dërguar në IML për obduksion.
“Prishtinë / 13.01.2025-11:36. Viktima femër kosovare është gjetur pa shenja jete në banesën e saj, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke hetuar.”
“Prishtinë 13.01.2025, 23:40. Është raportuar se është gjetur pa shenja jete në banesën e tij viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dal njësit relevante si dhe njësia e emergjencës të cilët kanë konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion.”, thuhet në raportin e PK-së.
#vdekje #në #Prishtinë #brenda #një #dite #policia #nis #hetimet
gazetablic.com