Vranë dhe groposën të atin në kasollen pranë shtëpisë, nis sot procesi gjyqësor ndaj tre fëmijëve të Pëllumb Metës

Prokuroria e Durrësit përfundon hetimet dhe dorëzon për gjykim dosjen penale për Hysen, Hygerta dhe Amarildo Metën.
Për Hygerta Metën dhe vëllain Hysenin është ngritur akuza e vrasjes me paramendim, ndërsa për Amarildo Metën vetëm akuzë për asgjësimin e kufomës.
Teksa sot do të nisë procesi gjyqësor në ngarkim të tre fëmijëve: Hygerta Meta, Hysen dhe Amarildo Meta, organi akuzës bën me dije se për 19-vjeçaren ka ndryshuar akuzë nga: fshehja dhe asgjësimi i kufomës, në vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare, duke rënduar kështu pozitat proceduriale të shtetases Hygerta Meta dhe duke e dërguar në gjykim me një akuzë të re për vrasje në bashkëpunim me vëllain e saj Hysen Meta për “vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare”.
Kujtojmë që Hygerta Meta ka ndryshuar disa herë versionin e saj, ku disa herë e ka marrë përsipër vrasjen dhe disa herë duke e përjashtuar veten nga përfshirja në ekzekutimin e babait të saj, por vetëm në fshehjen dhe asgjësimin e kufomës. /BW
#Vranë #dhe #groposën #të #atin #në #kasollen #pranë #shtëpisë #nis #sot #procesi #gjyqësor #ndaj #tre #fëmijëve #të #Pëllumb #Metës
gazetablic.com