Porosia e Clinton në Tiranë që humbi për shkak të përkthimit: Serbët gabuan që nuk dolën në zgjedhje

Ish -Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Bill Clinton i cili qëndroi në Tiranë, të hënën, me ftesë të Kryeministrit Rama ka folur edhe për situatën në Veri. Fjalimi i tij u komentua shumë edhe për shkak se u përkthye me disa gabime. Clinton në të vërtetë adresoi kritika për mosdaljen e serbëve në zgjedhjet e 23 Prillit në Veri.
“Kosovarët i krijuan këto katër komuna për të mirën e serbëve për t’ua dhënë atyre edhe 4 kryetarë sikurse edhe vendet në Parlament. Kështu që ata gabuan që nuk dolën për të votuar” ka thënë Clinton.
”Çfarë çështje e madhe politike do të avancohej nga fakti se kush udhëheq me këto qytete te vogla” ka pyetur Clinton.
Tutje, Clinton i ka quajtur marrëzi tensionet në Veriun duke kërkuar që të ndalen.
“Unë mendoj që është e lehtë për shqiptarët, tani në shumicë [në Kosovë], të përpiqen të përfitojnë nga momenti për të shprehur qëndrimin e tyre, por gjëja e vërtetë që duhet të bëjmë është ta ndalim këtë marrëzi”, ka thënë ai.
Express /a.r
#Porosia #Clinton #në #Tiranë #që #humbi #për #shkak #të #përkthimit #Serbët #gabuan #që #nuk #dolën #në #zgjedhje