Aktualitet

Berisha lutet për shëndetin e Janullatos: Është shërbëtor i pakursyer i Zotit…

Kryetari i Partisë Demokratike ka reaguar përmes një statusi në rrjetet sociale për gjendjen e rënduar shëndetësore të Kryepeshkopit, Janullatos.

Ai ka kërkuar bashkimin e lutjeve të të gjithë besimtarëve për shërimin e shërbëtorit të Zotit.

“Fort lumturia e tij, Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i gjithë Shqipërisë është në spital, në gjendje kritike. Ju ftoj të bashkojmë lutjen tonë me të gjithë besimtarët ortodoks dhe të gjithë besimtarët shqiptarë, për shëndetin dhe shërimin e këtij shërbëtori të pakursyer të Zotit, që me dashuri dhe përkushtim hyjnor bëri aq shumë në ringjalljen e Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë”, shkruan Berisha.

#Berisha #lutet #për #shëndetin #Janullatos #Është #shërbëtor #pakursyer #Zotit..
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button