Aktualitet

Ishte në intubim/ Kryepeshkopi Anastas del nga salla e operacionit, ja si paraqitet gjendja e tij

Ka përfunduar operacioni urgjent të cilit iu nënshtrua Kryepeshkopi i Shqipërisë Anastas. Janullatos është dërguar në pavijon aktualisht dhe ndodhet në kujdesin e mjekëve.

Kryepeshkopi i Shqipërisë iu nënshtrua ndërhyrjes kirurgjikale pas një përkeqësimi të shpejtë të gjendjes së tij shëndetësore për shkak të hemorragjisë në sistemin gastrointestinal.

Ai i ishte trajtuar për disa ditë me radhë mjekimeve për të kontrolluar gjakderdhjen, por mëngjesin e së premtes pësoi një përkeqësim dramatik sipas mediave greke.

Më herët, sipas një njoftimi më të ri mjekësor, u bë e ditur se ai është intubuar në pavijonin e spitalit “Evangelismos”.

#Ishte #në #intubim #Kryepeshkopi #Anastas #del #nga #salla #operacionit #paraqitet #gjendja #tij
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button