“Projektligji për studentët e Mjekësisë, ekstrem”, Balla përplaset me Açkën: Sa shihni një protestë, shkoni me vrap. Kalo ndonjëherë tek Astiri

Deputetja e Partisë Demokratike Fltura Açka e ka cilësuar si ekstreme projektligjin e qeverisë studentët e Mjekësisë. Sipas Açkës, është masë drastike dhe se nuk është diskutuar me grupet e interesit.
‘Duhen marrë masa që djemtë tanë mos të na ikin por ne duhet ta bëjmë atdheun tonë të dëshirueshëm kjo është një masë shumë ekstreme dhe nxitimi juaj është shumë i pavend. Është një masë drastike. Nuk është konsultuar me grupet e interesit. Nuk ka pse të vijë në parlament me kaq nxitim. Gjëja e parë që ndodh është shkelja e të drejtave të njeriut dhe është e papranueshme që në të vendosim me dhunë pa krijuar mundësinë që pse i marrim këto masa. Jam për të marra masa që fëmijët mos të na ikin por jo me këtë forma absurde. E shoh pavend që ta kaloni me kaq nxitim këtë masë drastike ekstreme.’- tha Açka.
#Projektligji #për #studentët #Mjekësisë #ekstrem #Balla #përplaset #Açkën #shihni #një #protestë #shkoni #vrap #Kalo #ndonjëherë #tek #Astiri