Futbollisti i Premier League akuzohet për përdhunim

Një yll i Premierligës angleze është akuzuar për përdhunim, sipas mediave të ishullit.
Mirëpo për arsye ligjore emri i tij nuk përmendet, por vetëm se është 31 vjeç, është lojtar i shquar ndërkombëtar dhe ka një pagë javore gjashtëshifrore.
Lojtari është nën hetim për përdhunimin e dy grave dhe sulmin seksual ndaj një gruaje të tretë.
Ai u ndalua për herë të parë në korrik 2022, megjithatë, pas lirimit me kusht, ai vazhdoi të luante për klubin e tij.
Policia Metropolitane i ka dorëzuar tashmë Prokurorisë së Kurorës një “dosje të plotë” me prova për futbollistin e akuzuar për përdhunim. The Guardian raportoi në korrik 2022 se klubi ishte në dijeni të akuzave në vjeshtën e vitit 2021.
/ Sport/
#Futbollisti #Premier #League #akuzohet #për #përdhunim
gazetablic.com