Tech

Kërkohej për vjedhje me dhunë, arrestohet 31 vjeçari, qarkullonte me armë në makinë

Jurgen Zotaj, 31 vjeçari që qarkullonte me armë zjarri pistoletë në automjet ndërkohë që ishte në kërkim për vjedhje me dhunë, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga.

Edhe pasagjeri në këtë automjet, shtetasi Ermal Binjaku, është arrestuar për moskallëzim krimi.

Vlorë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Outside”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje.

Operacioni u zhvillua nga Delta Force, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vlorë.

Qarkullonte me armë zjarri pistoletë në automjet ndërkohë që ishte në kërkim për vjedhje me dhunë, kapet në flagrancë dhe vihet në pranga 31-vjeçari (drejtuesi i automjetit).

Vihet në pranga dhe pasagjeri në këtë automjet, për moskallëzim krimi.

Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë me municion luftarak dhe automjeti që drejtonte 31-vjeçari.

Shërbimet e Delta Force, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në inteligjencën informative për dy shtetas që po qarkullonin në fshatin Kotë me automjet dhe dyshoheshin se ishin të armatosur dhe mund të kryenin ndonjë veprimtari kriminale, menjëherë kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Outside”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

– J. Z., 31 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”;

– E. B., 34 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

Në vendin e quajtur “Fusha e Murrës”, në fshatin Kot, shërbimet e Policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin J. Z. dhe pasagjer shtetasin E. B. Gjatë kontrollit fizik, shtetasit J. Z. iu gjet një armë zjarri pistoletë me krehër dhe municion luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me automjetin.

Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se shtetasi J. Z. ishte i shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Lushnjë, me vendimin e datës 17.11.2022, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale” “Vjedhja me dhunë”, kryer në bashkëpunim.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

#Kërkohej #për #vjedhje #dhunë #arrestohet #vjeçari #qarkullonte #armë #në #makinë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button