Aktualitet
Presidenti i Izraelit vizitë zyrtare në Shqipëri, priten takime me krerët e shtetit

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog do të vizitojë për herë të parë Shqipërinë. Ai do të mbërrijë këtë enjten për një vizitë zyrtare në Tiranë.
Hrezog do të takohet në orën 11:00 me kryeministrin Rama.
Gjithashtu ai pritet të takohet me presidentin Bajram Begaj ndërsa më vonë do të zhvillohet një mbledhje e përbashkët me dy delegacionet.
Kujtojmë që Izraeli qe prej 7 tetorit 2023 po lufton kundër Hamasit. Nga kjo luftë kanë mbetur të vratë mbi 41 mijë palestinezë, mes tyre shumë gra dhe fëmijë.
#Presidenti #Izraelit #vizitë #zyrtare #në #Shqipëri #priten #takime #krerët #shtetit
gazetablic.com