Aktualitet

U inagurua pak ditë më parë/ Unaza e madhe rrit vlerën e pronës, ekspertët imobiliarë: Preken çmimet e banesave dhe trojeve

Përmirësimi i infrastrukturës ndikon drejtpërdrejt në zhvillimin e zonës. Hapja e unazës së madhe pritet të sjellë një zhvillim ekonomik dhe social në periferi të kryeqytetit. Vitet e fundit në pjesën veriore të unazës ndërtimet kanë qenë intensive, ndërsa vijojnë me ritme të shpejta.

Investimet janë shtuar, ndërsa vlera e pronës është rritur.

“Janë zona e Paskuqanit, Shkozës. Kemi çmime të ndryshme. Ne faze grope, fillojnë në 850 euro, në fazë karabinaje 950 – 1000 euro dhe faza përfundimtare mund të shkojë në 1100.”

Sipas ekspertëve të pasurive të paluajtshme, interesi i qytetarëve për të investuar në këto zona është rritur për një sërë faktorësh.

“Tirana ka pasur një bum të madh ndërtimesh, zonat e tjera janë mbipopulluar dhe jane shfrytëzuar nga ndërtimi dhe po zgjerohet nga pjesa veriore. Janë zona të mirë organizuara se zonat e tjera ku nuk është ndërtuar me rregull.”

Zonat periferike si Paskuqani, Fresku apo Shkoza po shihen si mundësi jo vetëm nga investitorët, por edhe çiftet e reja, duke përfituar nga çmimet aktuale.

“Investitorët i marrin, përfitojnë nga çmimi aktual dhe pas dy vitesh, i shesin me çmime të tjera, ku vlera sigurisht do jetë rritur më shumë. Nga ana tjetër shumë kompani japin mundësi të financimit me 70% me kredi.”

Aksesi i drejtpërdrejtë me unazën e madhe, dhe rrugët lidhëse me pjesën tjetër të kryeqytetit i bën këto zona më të arritshme dhe të pëlqyera për banim.

#inagurua #pak #ditë #më #parë #Unaza #madhe #rrit #vlerën #pronës #ekspertët #imobiliarë #Preken #çmimet #banesave #dhe #trojeve
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button