Çfarë ndodhi në Astir? Jo vetëm pistoleta, në banesën ku rrinte 20-vjeçarja u gjet edhe jelek anti-plumb dhe…

Detaje të reja janë kanë dalë në dritë nga ngjarja që alarmoi policinë e Tiranës në zonën e Astirit, pas telefonatës së një vajze 20-vjeçare.
E reja u shpreh se ishte dhunuar dhe mbyllur në një apartament, i cili ishte marrë me qira.
Sipas raportimit të gazetarit Igli Çelmeta në apartamentin ku u gjet 20-vjeçarja u gjet edhe një jelek antiplumb.
Sakaq, në apartamentin ngjitur, i cili u kontrollua po ashtu nga policia u gjetën dy armë zjarri tip pistoletë, alkool si edhe u zbuluan shenja të konsumimit të lëndëve narkotike.
Dyshohet se e reja ka qenë në prani të disa personave të tjerë, të cilët më pas janë larguar, ndërsa dëshmia e saj ende nuk është zbardhur për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike.
#Çfarë #ndodhi #në #Astir #vetëm #pistoleta #në #banesën #rrinte #20vjeçarja #gjet #edhe #jelek #antiplumb #dhe..
Java News