Arrestohen pronarët e një kompanie të autobusëve në Ferizaj, e rrahën dhe kërcënuan një të mitur brenda stacionit

Pronarët e një kompanie të autobusëve e kanë rrahur dhe kërcënuar një të mitur në ambientet e Stacionit të Autobusëve, në Ferizaj.
Konflikti ka ndodhur të mërkurën, rreth orës 11:30 në rrugën “Ahmet Kaqiku” në Ferizaj, ka konfirmuar për , Kanun Veseli nga Policia e Kosovës.
Veseli tha viktima ka deklaruar se derisa ishte duke udhëtuar me autobusin “Albana” linja Morosalë-Ferizaj, me të arritur në stacionin e autobusit në Ferizaj, konduktori i ka kërkuar që të shkoj pas tij në mënyrë që ai t’ia jap mujoren për të cilën ankuesi kishte paguar, kështu që ankuesi kishte shkuar pas tij në depon e stacionit te autobusëve, ku dy persona të dyshuar të një kompanie të autobusëve, e kishin sulmuar fizikisht viktimën.
Të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
“Ankuesi i mitur M/SH/K, së bashku me prindin e tij, ka deklaruar se deri sa ishte duke udhëtuar me autobusin “Albana” linja Morosalë-Ferizaj, me të arritur në stacionin e autobusit në Ferizaj, konduktori i ka kërkuar që të shkoj pas tij në mënyrë që ai t’ia jap mujoren për të cilën ankuesi kishte paguar, kështu që ankuesi kishte shkuar pas tij në depon e stacionit te autobusëve, ku dy persona të dyshuar të një kompanie të autobusëve, te dy M/SH/K, e kishin sulmuar fizikisht viktimën.
Me urdhër të prokurorit njëri i dyshuari M/SH/K, ndalohet mbajtje për 48h, për procedura tjera hetimore”, ka thënë Veseli.
#Arrestohen #pronarët #një #kompanie #të #autobusëve #në #Ferizaj #rrahën #dhe #kërcënuan #një #të #mitur #brenda #stacionit
gazetablic.com