Aktualitet
Fluksi i lartë i futjes së automjeteve nga jashtë, në diskutim rregulla të reja importi

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor ka nisur diskutimin për të mos lejuar importin e automjeteve më të vjetra se Euro 5. Këtë e ka bërë të ditur drejtori i regjistrimeve në këtë institucion, Arben Progni në emisionin Box to Box në SCAN.
Kjo nismë, sipas Prognit, synon të nxisë përdorimin e mjeteve ekologjike.
Progni tregon se nga janari në dhjetor, për 2024-ën janë regjistruar rreth 100 mijë automjete të reja, pjesa më e madhe jo më të vjetra se 9 vjet dhe rreth 20% e tyre janë të importuara nga Koreja e Jugut.
#Fluksi #lartë #futjes #së #automjeteve #nga #jashtë #në #diskutim #rregulla #të #reja #importi
Java News