Tech

“Një fundjavë do ju kushtojë 1500 euro”, operatorët turistikë tregojnë pikat kryesore turistike që mund të vizitoni në Romë

Guidat turistike, Anduel Guri dhe Eni Dedja tha në një intervistë për “Summer Cube” në Euronews Albania se për të pushuar një fundjavë në Romë një familje mesatare shqiptare me 4 persona, dy prindërit dhe dy fëmijët, mund të shpenzojnë deri në 1500 euro në muaj.

Pikat turistike që mund të vizitojnë përfshijnë, Fontana Di Trevi, Piazza Di Spania, Piazza Navona, Piazza del Pantion si dhe monumentet kryesore si Koloseu, Vatikani apo Vila Borgeze.

“Muajt e fundit në Romë është shumë vështirë që ti të vendosesh në radhë për të marrë një gjë, duhet të prenotosh shumë më përpara, sa i përket çështjes së biletave. Nëse nuk prenoton ka mesatarisht 2 orë e gjysmë radhë. Edhe ne si operator turistik dhe me bileta dhe na duhet të bëjmë një radhë. Mesatarisht për të pasur një qëndrim të këndshëm, në një nivel mesatar, duhet llogaritur për një familje me dy të rritur dhe dy fëmijë, duhet përllogaritur 1200-1500 euro, duke konsideruar të ketë mundësi t’i vizitojë, të futet, edhe nëpër monumente, bashkë me koston që kanë monumentet,” – u shpreh Guri.

 

#Një #fundjavë #kushtojë #euro #operatorët #turistikë #tregojnë #pikat #kryesore #turistike #që #mund #të #vizitoni #në #Romë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button