Sport
I jashtëzakonshëm! Ronaldo shënon gol për të 24-tin vit radhazi, Al Nassr-i merr fiton e parë për 2025-n –

Cristiano Ronaldo nuk njeh moshë. Lojtari portugez ka shënuar sot golin e tij të parë për vitin 2025. Një gol që përveç faktit se ndihmoi Al Nassr-in të merrte fitoren 3-1 kundër Al Okdudit, mbart një statistikë të veçantë me vete.
Ronaldo ia ka dalë të shënojë për të 24-tin vit radhazi. 5 herë fituesi i Topit të Artë e ka dërguar topin në rrjetë për herë të parë në vitin 2001 dhe që atëherë ka shënuar gol në secilin vit që ka kaluar. Tashmë sulmuesi i Al Nassr-it ka shkuar në kuotën e 917 golave në karrierë. Një statistikë e jashtëzakonshme./Sport Ekspres/
#jashtëzakonshëm #Ronaldo #shënon #gol #për #të #24tin #vit #radhazi #Nassri #merr #fiton #parë #për #2025n
SportExpress