Tech

Agjencitë funerale, Qeveria merr vendimin: Hapja e tyre do bëhet me licencë. Bashkitë të miratojnë kriteret brenda 6 muajsh

Agjencitë funerale në vendin tonë do të licencohen nga organet e vetëqeverisjes vendore. Këshilli i ministrave ka vendosur ditën e sotme disa ndryshime për administrimin dhe funksionim e këtij sekgtori në vendin tonë.

Në vendim thuhet se kushtet për ushtrimin e shërbimit funeral do të përcaktohen pikërisht nga organet e vetëqeverisjes vendore duke filluar nga kapacitetet teknike dhe burimet njerëzore.

Më tej përcaktohet se agjencitë funerale duhet të ushtrojnë aktivitetin brenda ambienteve të përcaktuara janë jo të dukshme nga jashtë që parashikon: plotësimi i formaliteteve, shitja e artikujve të varrimit dhe çdo aktivitet tjetër që lidhet me funeralin.

Do të jenë bashkitë ata që do të kontrollojnë aktivitetin e tyre për plotësimin dhe respektimin e kushteve dhe kritereve të parashikuara në vendimin e qeverisë dhe ato të vendosura nga vetë bashkitë lidhur me kapacitetet.

Qeveria i ka vendosur një afat 6-mujor bashkive që të miratojnë kriteret dhe kushtet plotësuese që agjencitë e shërbimit funeral për ushtrimin e aktivitetit në lidhje me kapacitetet teknike dhe burimet njerëzore.

Ndërsa agjencitë, të cilat ushtrojnë aktivitetin e tyre para hyrjes në fuqi të këtij vendimi, duhet të plotësojnë kriteret dhe kushtet për licencim, brenda 6 muajve nga miratimi i tyre nga njësitë e vetëqeverisjes vendore.

Në vendim theksohet se nëse pas afatit 6-mujor nga data e miratimit të rregullave të vendosura nga njësitë e vetëqeverisjes vendore, agjencitë nuk i plotësojnë kriteret dhe kushtet e vendosura, ato nuk licencohen./m.j

#Agjencitë #funerale #Qeveria #merr #vendimin #Hapja #tyre #bëhet #licencë #Bashkitë #të #miratojnë #kriteret #brenda #muajsh

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button