Studimi: Marrja e ilaçeve të zakonshme nga gratë shtatzëna rrit rrezikun e autizmit tek foshnjat

Ilaçet anti-inflamatore, ose thënë ndryshe ilaçet e zakonshme që konsumohen nga miliona gra shtatzëna në mbarë botën mund të rrisin rrezikun e autizmit tek foshnjat e tyre. Një studim i ri, shqyrtoi ndikimin tek fëmijët që janë të ekspozuar ndaj glukokortikoideve, të cilat janë një klasë e sterioideve në mitër.
Foshnjat e nënave të cilat kishin konsumuar ilaçe të tilla, të zakonshme ishin 30 deri në 50% më shumë të ekspozuar ndaj autizmit në krahasim me foshnjat e tjera, nënat e të cilave nuk i kishin konsumuar të tilla medikamente.
Studimi i lidhi gjithashtu glukokortikoidet me një rrezik më të lartë të paaftësisë intelektuale, çrregullimit të deficitit të vëmendjes/hiperaktivitetit dhe ankthit. Ato imitojnë hormonin kortizol, i cili prodhohet nga gjëndra mbiveshkore dhe njihet për efektin e tij anti-inflamator.
Glukokortikoidet u përshkruhen grave shtatzëna në rrezik të lindjeve të parakohshme, sepse ndihmojnë gjithashtu në zhvillimin dhe maturimin e organeve të fetusit.
Në të shumtën e rasteve ilaçet u jepen grave shtatzëna që vuajnë nga çrregullime autoimune ose inflamatore si artriti reumatoid, lupusi dhe astma sepse ato pakësojnë përgjigjen imune të trupit.
Megjithatë, studimi i ri sqaron së nëse foshnjat ekspozohen ndaj sasive të tepërta të glukokortikoideve, kjo mund të ndryshojë zhvillimin e trurit të tyre në një mënyrë negative.
Disa efekte anësore të përdorimit të zgjatur të glukokortikoideve janë të njohura prej dekadash. Më të zakonshmet janë shtimi në peshë dhe sëmundja e kyçeve, osteoporoza. Por grupi i fundit i hulumtimit nga Danimarka sugjeron se ilaçet mund të dëmtojnë gjithashtu trurin në zhvillim të foshnjave.
#Studimi #Marrja #ilaçeve #të #zakonshme #nga #gratë #shtatzëna #rrit #rrezikun #autizmit #tek #foshnjat
Java News