Aktualitet

Ulja e çmimit të energjisë elektrike për abonentët familjarë, shtyhet mbledhja e Bordit të ERE

Është shtyrë për nesër në orën 11:00, mbledhja e parashikuar e Bordit të ERE për të shqyrtuar kërkesën e qeverisë për uljen e çmimit të Energjisë Elektrike.

Dy muaj pasi u paralajmërua nga ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, njëherazi zëvendëskryeministrja Belinda Balluku, propozimi i qeverisë për të ulur çmimin e energjisë për abonentët familjarë është marrë në shqyrtim nga Enti Rregullator i Energjisë.

Vendimi që pritet të hyjë në fuqi nga 1 shkurti pritet të merret në mbledhjen e të mërkurës së Bordit të Entit Rregullator të Energjisë. Aktualisht çmimi i energjisë për abonentët familjarë është 9.5 lekë për kilovat pa TVSH, ndërsa me TVSH arrin në 11.4 lekë.

Ulja e çmimit pritet të prekë vetëm kategorinë e konsumatorëve familjarë, duke përjashtuar kategoritë e tjera si bizneset, institucionet buxhetore dhe jobuxhetore. Ndryshime nuk do të ketë as për furrat e bukës.

#Ulja #çmimit #të #energjisë #elektrike #për #abonentët #familjarë #shtyhet #mbledhja #Bordit #të #ERE
JavaNews

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button