Aktualitet

Nisma “Dhuro një lodër”, Manastirliu: Shembull solidariteti për nxënësit me aftësi të kufizuara në dëgjim

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu solli sot në vëmendje një nismë të veçantë të ndërmarrë nga nxënësit e shkollave në kryeqytet, që edhe këtë vit kanë treguar me shembuj solidariteti se në ditët festive janë më pranë atyre që kanë nevojë.

Nismës “Dhuro një lodër”, i janë bashkuar këtë herë, nxënësit e shkollës “Lasgush Poradeci” në Tiranë që “kanë treguar një shembull solidariteti dhe dashurie me dhuratat për bashkëmoshatarët e tyre me aftësi të kufizuara në dëgjim, duke përcjellë gëzimin e festave”.

“Festat e fundvitit bëhen më të bukura kur ndihmojmë njëri-tjetrin”, shkruan Manastirliu në një postim në rrjetet sociale.

#Nisma #Dhuro #një #lodër #Manastirliu #Shembull #solidariteti #për #nxënësit #aftësi #të #kufizuara #në #dëgjim
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button