Hetimet/ Aksidenti tragjik në Itali ku ndërroi jetë 6-vjeçarja shqiptare, policia merr në pyetje të atin

Policia italiane ka marrë në pyetje dy persona në lidhje me aksidentin fatal ku ndërroi jetë një 6-vjeçare shqiptare.
Gentjan Kurti, me origjinë shqiptare, banues në San Polo d’Enza (në zonën Reggio), babai i Leila Kurtit, është ndër personat që po hetohet. E mitura ndërroi jetë në 2 korrik, pas 18 ditësh shtrimi në repartin e terapisë intesive, shkruajnë mediat italiane.
Prokurori i Bolonjës kërkon të konstatojë nëse Leila e vogël ishte e lidhur mirë me rripat e sigurimit, në momentin e përplasjes nga pas. Krahas Gentjan Kurtit, babait të fëmijës, në pyetje do merret edhe personi tjetër i përfshirë në aksident, shtetasi Modena.
Mjekët kanë 60 ditë kohë për të paraqitur rezultatet e autopsisë. Ndërkohë, sqaron avokati, të dhëna të tjera mund të nxirren nga kartelat mjekësore të sekuestruara në spitalin Maggiore, ku Leila u shtrua menjëherë në gjendje shumë të rëndë, ku më pas iu nënshtrua dy operacioneve delikate./m.j
#Hetimet #Aksidenti #tragjik #në #Itali #ndërroi #jetë #6vjeçarja #shqiptare #policia #merr #në #pyetje #të #atin