Aktualitet

Zogaj: SPAK-u është fëmija i BE-së dhe SHBA-së

Preç Zogaj u shpreh në emisionin “Opinion” në Tv Klan se Sali Berisha e ka shndërruar çështjen ndaj tij “në një kriter të qëndrimit të opozitës për SPAK-un”.

Kjo për analistin është “anti-elektorale” dhe “anti-perëndimore”. Sipas Zogajt, SPAK është fëmija i SHBA-së e BE-së dhe ka mbështetje të madhe në publik.

“SPAK-u, i mirë i keq si e paraqesin këta është në rrugë të drejtë dhe e kam argumentuar. SPAK-u sot ka mbështetje të madhe në publik, rreth 70%. Është fëmija i Bashkimit Europian dhe i SHBA. Deputetët e Shqipërisë, Edi Rama, kanë ngritur dorën, kot i dalin zot se e kemi krijuar ne. Ata dorën e kanë ngritur se nuk mund të ngrihej pa e ngritur dorën këta”, tha Zogaj.

#Zogaj #SPAKu #është #fëmija #BEsë #dhe #SHBAsë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button