Sport

Na pret një stadium me atmosferë të zjarrtë –

Interi ka mësuar sot kundërshtarin e radhës në Ligën e Kampionëve. Shorti i ka vendosur përballë zikaltërve Fejnordin, ekip i cili pak ditë më parë eleminoi Milanin nga faza “play off”. Simone Inzagi ka thënë për mediat se dëshiron që të realizojë një ëndërr në Ligën e Kampionëve. Trajneri i Interit ka vlerësuar holandezët dhe atmosferën e zjarrtë që do të gjejnë në Roterdam.

“Do të kthehemi të luajmë në Ligën e Kampionëve. Do të përballemi me Fejnordin, një skuadër me një histori të madhe dhe që luan në një stadium me atmosferë të zjarrtë. E dimë që do të jetë një sfidë e rëndësishme. Jemi gati të japim gjithçka. Kemi punuar shumë për të mbërritur këtu dhe duam të vazhdojmë të paraqitemi mirë në këtë garë. Skuadra jonë ka treguar karakter dhe vendosmëri dhe ne do ta përgatisim veten në mënyrën më të mirë të mundshme për të përballuar çdo ndeshje. Objektivi është që të kalojmë raundin dhe t’i japim vetes sonë një ëndërr në këtë garë”, ka deklaruar Simone Inzagi./Sport Ekspres/

#pret #një #stadium #atmosferë #të #zjarrtë
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button