Digjitalizimi “zbraz” Kadastrën, Rama: Po largohen punonjësit që zënë vendet padrejtësisht

“Agjencia shtetërore e Kadastrës ka kaluar në sistem të dixhitalizuar gjë që mesa kuptoj ka krijuar konfuzion të madh brenda përbrenda sistemit të shërbimit, te individët që janë mësuar t’i trajtojnë kërkesat e qytetarëve si mundësi për të ushtruar pushtetin e tyre të vogël që kthehet në pushtet absolut mbi problematikën e qytetarit.
Jam i bindur se ky transformim do të sjellë një lehtësim të jashtëzakonshëm për qytetarët, por edhe një mundësi për të gjithë të rinjtë të shkolluar që duan të shërbejnë për shtetin me paga tërësisht konkurruese me tregun siç do të jenë së shpejti pagat e Kadastrës.
Më në fund, vendet e punës do të jenë të arsyetuara me kontributin që njerëzit japin për punën. E kam shumë të qartë që në Kadastër do të na lirohen shumë vende të zëna padrejtësisht.”
#Digjitalizimi #zbraz #Kadastrën #Rama #largohen #punonjësit #që #zënë #vendet #padrejtësisht