Aktualitet
Problemet me energjinë elektrike, rikthehet pas 1 ore ndërprerje furnizimi në qytetin e Durrësit

Energjia elektrike është rikthyer në qytetin e Durrës pas një ndërprerjeje që zgjati për rreth 1 orë.
Sipas informacioneve nga drejtoria e OSHEE, linja 220 kV ka rënë duke lënë NST Spitallë pa tension.
Gjithashtu, tensioni ka munguar edhe në zonën e Rrashbullit. Sipas informacionit paraprak nga Operatori i Shpërndarjes së Energjisë (OST), një linjë 220 kV është stakuar, duke shkaktuar ndërprerjen e energjisë elektrike.
Pas një ore pa energji elektrike, energjia është rikthyer në qytetin e Durrësit, duke lehtësuar situatën për banorët dhe bizneset që ishin prekur nga ndërprerja.
#Problemet #energjinë #elektrike #rikthehet #pas #ore #ndërprerje #furnizimi #në #qytetin #Durrësit
Java News