Aktualitet

Polonia merr Presidencën e BE, Spiropali: Momentum i favorshëm për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, ka bërë një reagim në lidhje me marrjen e Presidencës së Bashkimit Europian nga Polonia. Ajo theksoi se kjo është një mundësi e shkëlqyer për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Presidenca Polake e Këshillit të Bashkimit Europian është një momentum i favorshëm për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor. Garantimi i shpejtësisë dhe cilësisë së zgjerimit, si prioritet i kësaj Presidencë, është në koherencë me punën tonë për avancimin e reformave,” deklaroi Spiropali.

Ajo shprehu angazhimin e Kuvendit të Shqipërisë për të bashkëpunuar me Parlamentin e Polonisë dhe Kryetarin Szymon Hołownia, duke synuar shkëmbimin e eksperiencave më të mira dhe shpejtimin e ritmeve të anëtarësimit të plotë të Shqipërisë në BE.

#Polonia #merr #Presidencën #Spiropali #Momentum #favorshëm #për #integrimin #vendeve #të #Ballkanit #Perëndimor
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button