Aktualitet

Deputeti shqiptar në parlamentin serb: Kërcënimet e Vuçiç sjellje tipike autokrati. Fuqia e tij po perëndon

“Kërcënimet e fundit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, janë sjellje të një autokrati fuqia e të cilit po perëndon”, ka thënë sot deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kamberi thekson se Vuçiç dhe pushteti i tij, po përballen me krizën më serioze.

Kamberi po ashtu thekson se Vuçiçi, për ta larguar vëmendjen, ka lancuar sulme edhe ndaj Kosovës e Kroacisë, e po ashtu Sarajevës e Podgoricës.

“Ai po sheh se studentët e rebeluar, nuk e dëgjojnë, se shumë shtresa të shoqërisë po e kërcënojnë me padëgjueshmëri.

I gjendur në rrethana të cilat nuk ka hasur deri më tani, ai po shfaq pasiguri deri në atë masë që kërcënon mësimdhënësit se në ‘gjysëmvjetorin e dytë do t’i përjashtojë nga puna’, kërcënon protestuesit me përdorimin e njësitit special ‘Kobra’.

Por, gafa e tij më e madhe ishte kërcënimi me të ashtuquajturit ‘lojalistët e SNS’ siç i quan ai, për të cilët thotë se ‘janë mbi 17 mijë’, se ‘tubohen në kishë’, se ‘janë prorus’, që dmth putinistë.

Kërcënimet janë sjellje tipike të një autokrati fuqia e të cilit po perëndon, por, akoma duke shpresuar në kërcënimet absurde, mendon se do ta ruajë pushtetin e tij”, ka shkruar ai në Facebook.

#Deputeti #shqiptar #në #parlamentin #serb #Kërcënimet #Vuçiç #sjellje #tipike #autokrati #Fuqia #tij #perëndon
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button