Për delirantët, që thonë se Clinton u pagua nga Sorosi për të sulmuar Albin Kurtin

Vizita e Bill Clinton në Tiranë tërboi mbështetësit mediatikë të Sali Berishës e Ilir Metës, që tashmë mbështesin dhe Albin Kurtin në betejën e tij kundër Perëndimit.
Tërbimi u bë edhe më i madh, kur Clinton bëri thirrje të ndalohet marrëzia që po ndodh në Veri të Kosovës.
Clinton u akuzua se ishte paguar nga Sorosi që të vinte në Tiranë e të bënte pikërisht këtë deklaratë, kundër Albin Kurtit.
Pra me pak fjalë, pas Berishës, Sorosi ka nisur një fushatë kundër Albin Kurtit.
Por si është e vërteta?
“Albin Kurti është politikani i vetëm në Kosovë që iu financua shkollimi nga Soros dhe që mban lidhjet më shumë se çdo lider tjetër me babain dhe të birin.
Soros e quan Albin Kurtin: “Nxënës shembullor”
Mos na e shisni për anti-Soros, se bëheni qesharak”, shkruan Kreshnik Spahiu.
Dhe ka të drejtë, pasi Albin Kurti është po aq mik me Sorosin, sa Edi Rama. Për të mos thënë më tepër.
TemA
#Për #delirantët #që #thonë #Clinton #pagua #nga #Sorosi #për #të #sulmuar #Albin #Kurtin