Aktualitet

Broja i “mallkuar” nga dëmtimet, sulmuesi kuqezi lë fushën e lojës në pjesën e parë kundër Bournemouth

Në duelin e dytë radhazi si titullar me everton, Armando Broja  këtë herë në transfertën kundër Bournemouth, sulmuesi shqiptar pas vetëm 19 minutash loje përfundoi në tokë i dëmtuar, teksa tentoi të godasë një top drejt portës kundërshtare.

Dhimbjet që ndjente treguan një dëmtim serioz, mirëpo pas marrjes së ndihmës mjekësore, futbollisti kuqezi u rikthye në fushën e lojës. Megjithatë nuk zgjati shumë dhe pas 13 minutash, Broja u ndal sërish dhe kërkoi zëvendësim në pamundësi për të vijuar lojën.

Ende nuk ka një konfirmim në lidhje me shkallën e dëmtimit dhe kohën e rikuperimit edhe pse mediat angleze bëjnë me dije se dëmtimi i sulmuesit të everton nuk është i rëndë.

Fatkeqësisht Broja, megjithëse shume i talentuar ka luajtur pak gjatë 2-3 viteve të fundit për shkak të problemeve fizike, një situatë që nuk e la të tregonte aftësitë e tij as tek Chelsea, as tek Fulham dhe as tani tek Everton, duke i munguar shumë edhe kombëtares shqiptare.

#Broja #mallkuar #nga #dëmtimet #sulmuesi #kuqezi #lë #fushën #lojës #në #pjesën #parë #kundër #Bournemouth
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button