Sport
Klubi do ta zgjidhë këtë çështje –

E ardhmja e Dani Olmos te Barcelona vazhdon të mbetet pezull. Federata Spanjolle e Futbollit dhe La Liga kanë refuzuar regjistrimin e lojtarit. Por Hansi Fliku nuk e ka humbur besimin. Ai ka thënë sot se ka besim që klubi do ta zgjidhë këtë çështje. Trajneri i klubit katalanasit ka zbuluar se ka biseduar me Olmon dhe dëshira e tij e vetme është që të luajë për Barcelonën.
“Kam besim që klubi do ta zgjidhë çështjen për regjistrimin e Dani Olmos dhe Pau Viktorit. Fola me Danin këtë mëngjes… dhe ai dëshiron vetëm që të luajë për Barcelonën. Do të presim për ta”, është shprehur Hansi Fliku./Sport Ekspres/
#Klubi #zgjidhë #këtë #çështje
SportExpress