Shëndeti

Tragjedi e rëndë në familjen e gazetarit të njohur, Xhevdet Shehu

Alban Shehu, djali i gazetarit Xhevdet Shehu, ka humbur jetën në moshën 42 vjeçare.

Familja njofton se përcjellja e të ndjerit do bëhet ditën e mërkurë, datë 5 korrik 2023.

Pritjet në shtëpi do të bëhen deri në orën 14.30, në adresën rruga Mine Peza, Pallati 2, Shkalla 4, Apartamenti 26.

Varrimi i Albanit do bëhet në Tufinë, në orën 15.00.

Xhevdet Shehu është gazetari më jetëgjatë në median shqiptare dhe aktualisht është gazetar i Dita, ndërsa më herët e ka nisur karrierën në Zërin e Rinisë, Zërin e Amerikës, gazetën Telegraf, Albanian Daily News etj.

Redaksia e JavaNews i shpreh familjes Shehu ngushëllimet më të sinqerta.

/a.r

#Tragjedi #rëndë #në #familjen #gazetarit #të #njohur #Xhevdet #Shehu

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button