Berisha do paraqitet në SPAK dy herë në muaj, Gjekmarkaj reagon ashpër: Vendim absurd

Deputeti i PD-së, Agron Gjekmarkaj, ka reaguar pasi Apeli i GJKKO-së caktoi masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për Sali Berishën.
“Shqiptarët do të dinë ti japin përgjigje me 11 Maj kësaj sfide”, u shpreh Gjekmarkaj, referuar vendimit të togave të zeza për kryedemokratin.
Ai shprehet se fitimi i betejave për Sali Berishën është thjesht çështje kohë.
“Një tjetër vendim absurd i Gjykatës së Posaçme ndaj Sali Berishës. Një përpjekje e pafshehur për tu bërë krah dhe bllok i vetëm me mazhorancën për zgjedhjet e ardhshme! Shqiptarët do të dinë ti japin përgjigje me 11 Maj kësaj sfide. Historia bashkëkohore ka dëshmuar që fitimi i betejave për Sali Berishën është thjeshtë çështje kohë!, shkruan Agron Gjekmarkaj.
#Berisha #paraqitet #në #SPAK #herë #në #muaj #Gjekmarkaj #reagon #ashpër #Vendim #absurd
Java News