Aktualitet

Bulliqi prezanton projektin e banimit për çiftet e reja i cili do të ndërtohet në Podujevë, me vlerë 19 milionë euro

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka prezantuar projektin e banimit të përballueshëm për çiftet e reja i investuar nga Qeveria e Kosovës, raporton .

Sipas tij projekti i banimit të përballueshëm përmban kompleksin me dy lamela shumëbanesore, sipërfaqe totale ndërtimore 19975m2, 133 njësi banimi, 20 njësi afariste, me vlerë investive rreth 19 milionë euro.

“Në këtë fillimvit të 2025 dua të ndaj me ju një lajm të mrekullueshëm e një projekt të jashtëzakonshëm që së shpejti do të jetësohet në Komunën e Podujevës, ky është projekti i banimit të përballueshëm për çiftet e reja i investuar nga Qeveria e Kosovës. Sipas planifikimeve në Podujevë projekti i banimit të përballueshëm përmban kompleksin me dy lamela shumëbanesore, sipërfaqe totale ndërtimore 19975m2, 133 njësi banimi, 20 njësi afariste, me vlerë investive rreth 19 milionë euro”, ka shkruar Bulliqi.

Ai ka thënë se projekti i banimit të përballueshëm synon të ndihmojë të rinjtë në krijimin e familjeve të tyre, duke ofruar strehim me kushte të mira dhe çmime të përballueshme.

Postimi i plotë:



#Bulliqi #prezanton #projektin #banimit #për #çiftet #reja #cili #të #ndërtohet #në #Podujevë #vlerë #milionë #euro
gazetablic.com

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button