Aktualitet

Aksident i rëndë në Maqedoninë e Veriut/ Makina me 5 anëtarë të një familjeje bie në Vardar, kalimtarët gjejnë në rrugë fëmijën 5 vjeçar

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme ku një makine ka rënë në lumin Vardar, në rrugën Rashçe-Saraj.

Burimet policore bëjnë të ditur se brenda mjetit udhëtonin pesë persona të familjes Arsllani. Bëhet fjalë për një çift të moshuarish, e reja e tyre dhe njëri prej djemve të çiftit.

Raportohet se pasagjeri i pestë është një fëmijë pesëvjeçar i cili gjatë rrokullisjes së makinës në lumin Vardar ka fluturuar jashtë automjetit, dhe është gjetur nga kalimtarët e rastit dhe me ndërhyrjen e tyre është dërguar në spitalin “8 shtatori” në Shkup.

#Aksident #rëndë #në #Maqedoninë #Veriut #Makina #anëtarë #të #një #familjeje #bie #në #Vardar #kalimtarët #gjejnë #në #rrugë #fëmijën #vjeçar
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button