Aktualitet

Urgjencat për festa dhe sezonin e gripit, shtohen qendrat shëndetësore 24 orëshe. Shërbim për të gjitha moshat

Urgjencat mjekësore në Tiranë, për të rritur dhe fëmijë, fillimisht do të trajtohen nga mjekët e qendrave shëndetësore pranë lagjeve. Për të ulur fluksin e vizitave në QSUT në ditët e para të Vitit të Ri, por edhe gjatë sezonit të gripit, Ministria e Shëndetësisë e ka çuar në 6 numrin e urgjencave mjekësore që do të funksionojnë pranë qendrave shëndetësore.

Me udhëzimin e ri të Ministres së Shëndetësisë shërbimi 24-orësh nuk do të ofrohet vetëm për moshat pediatrike, por edhe për të rriturit.

Drejtues të autoriteteve shëndetësore tregojnë për A2 se edhe thirrjet drejt Urgjencës Kombëtare, pas vlerësimit të parë klinik, duhet të referohen tek urgjencat 24-orëshe pranë qendrave shëndetësore.

Shtimi i urgjencave 24-orëshe në Tiranë vjen edhe pas shqetësimit të mjekëve të QSUT për ngarkesën e shtuar të vizitave që shpesh, sipas tyre, nuk janë raste të mirëfillta urgjence.

Ditët e para të Vitit të Ri shtohet numri i pacientëve në urgjenca kryesisht nga teprimi me pijet alkoolike, ndërsa gjatë janarit janë moshat pediatrike që kërkojnë më së shumti ndihmën e mjekut për probleme nga gripi dhe virozat e tjera në qarkullim.

#Urgjencat #për #festa #dhe #sezonin #gripit #shtohen #qendrat #shëndetësore #orëshe #Shërbim #për #të #gjitha #moshat
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button