“Elon Musk do të dobësojë Europën”, alarmi nga Gjermania: Ja pse mbështet të djathtën ekstreme

“Mbështetja e miliarderit amerikan për të djathtën ekstreme në Gjermani, Alternativa për Gjermaninë, është një lojë logjike dhe sistematike për të dobësuar Europën”. Këtë tha kancelari Robert Habeck në fjalimin e tij të Vitit të Ri, shkruan A2.
Thirrjet e Musk, sipas tij, nuk bëhen nga injoranca, vijoi më tej Habeck, i cili është kandidat për kancelar i Të Gjelbërve në zgjedhjet parlamentare të shkurtit.
“Është logjike dhe sistematike. Musk po fuqizon ata që po dobësojnë Europën. Një Europë e dobët është në interes të atyre për të cilët rregulloret janë një kufizim i papërshtatshëm i pushtetit të tyre”, tha Habeck.
Qeveria gjermane akuzoi të hënën pronarin e platformës sociale X dhe CEO-n e Tesla se po përpiqet të ndikojë zgjedhjet e ardhshme me opinionin e dhënë për një gazetë vendase. Musk, i vlerësuar si njeriu më i pasur në botë, shpenzoi më shumë se 250 milionë dolllarë në përpjekjet për të ndihmuar Donald Trump të fitojë zgjedhjet dhe është caktuar si këshilltar i republikanit për të “krasitur” buxhetin federal.
Ai e cilësoi AFD-në e ekstremit të djathtë si shpresën e fundit të Gjermanisë, duke vlerësuar qasjen anti establishment dhe anti emigrantëve të partisë.
#Elon #Musk #të #dobësojë #Europën #alarmi #nga #Gjermania #pse #mbështet #të #djathtën #ekstreme
Java News