Aktualitet

“Shkaku kryesor i aksidenteve”, paralajmëron kreu i Policisë Rrugore: Në 2025 ashpërsojmë masat për telefonin në timon

Drejtori i Policisë Rrugore të Tiranës, Altin Qato bëri një paralajmërim të fortë në studion e News24.

I ftuar në programin “Opinion” nga Ola Bruko, Qato tha se përdorimi i telefonit në drejtimin e automjetit është një prej shkaqeve kryesore të aksidenteve automobilistike.

Ai tha se vitin e ardhshëm Policia Rrugore do të ashpërsojë masat për këtë shkelje.

“Në 2025 mendojmë t’i japim prioritet goditjes së përdorimit të telefonit në drejtimin e mjetit. Është shkakur kryesor i aksidentit jo vetëm në vendin tonë, por edhe në rajon. Kjo është ajo pse kemi një shtim të aksidenteve të lehta. Ka dy momente reagimi, reagimi i drejtuesit të mjetit 1.5 sekonda dhe frenimi do distancë 60 m për 100 km/h. Dhe kur je me telefon në dorë vonohet reagimi i mjetit ndaj një situate”, tha Qato.

#Shkaku #kryesor #aksidenteve #paralajmëron #kreu #Policisë #Rrugore #Në #ashpërsojmë #masat #për #telefonin #në #timon
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button