Aktualitet

Rindërtimi / Hidhet shorti për apartamentet në Kombinat. Banorët hyjnë në shtëpitë e reja për Vitin e Ri

Familjet e prekura nga tërmeti i 26 Nëntorit në Kombinat kanë gati apartamentet e tyre të reja.  Bashkia Tiranë, organizoi pranë ambienteve të shkollës “Lasgush Poradeci” shortin publik për përzgjedhjen e njësive të reja të banimit dhe tregtimit, në pallatet e ndërtuara në lagjen e re Kombinat, për sistemimin e subjekteve përfituese nga programet e rindërtimit dhe përfituesit e shpronësimit me shkëmbim.

Procedura e hedhjes së shortit dhe përzgjedhjes së njësisë së banimit apo tregtimit në objektet e reja, u bë sipas parashikimeve të rregullores së miratuar për mënyrën e zhvillimit të procedurës së shortit publik dhe të hapur, në kuadër të procesit të rindërtimit, të cilën e gjeni të afishuar pranë njësisë administrative dhe faqen zyrtare të internetit të Bashkisë Tiranë.

Ky ishte një tjetër premtim i mbajtur nga Bashkia Tiranë, ku banorët e Kombinatit do mund të festojnë vitin e ri në shtëpitë e tyre të reja, të ndërtuara më të forta dhe më të bukura se më parë.

Lagjja e re në Kombinat do të kthehet në një qendër të re urbane, me apartamente cilësore, njësi shërbimesh tregtare, shkolla, kopshte, çerdhe, godina institucionesh, parqe.

#Rindërtimi #Hidhet #shorti #për #apartamentet #në #Kombinat #Banorët #hyjnë #në #shtëpitë #reja #për #Vitin
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button