62 aksidente dhe mbi 700 gjoba trafiku brenda një jave në rajonin e Ferizajit

Për një javë në rajonin e Ferizajit janë shqiptuar 791 gjoba trafiku, dhe janë hequr katër patentë shofër.
Po ashtu, përgjatë kësaj periudhe janë raportuar 62 aksidente trafiku.
“Në kuadër të këtyre aktiviteteve policia rajonale e Ferizajt gjatë javës që shkoi, nga data 23-29/12/2024 ka shqiptuar 791 gjoba kundërvajtëse dhe ka hequr 4 patentë shoferë për drejtuesit që kanë shkaktuar kundërvajtje më të rënda në komunikacionin rrugor”, thuhet në njoftim, përcjell .
Ndërsa, janë raportuar 62 aksidente, prej tyre :
Aksidente me lëndime, 19;
Persona të lënduar, 27;
Aksidente me dëme materiale, 43.
Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara, me synim parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor dhe apelojmë tek shoferët që të bëjnë kujdes në komunikacionin rrugor.
#aksidente #dhe #mbi #gjoba #trafiku #brenda #një #jave #në #rajonin #Ferizajit
gazetablic.com