Sekuestrohen 81 boksa me cigare në Aeroportin e Prishtinës

Gjatë ditës së djeshme, në aeroportin e Prishtinës gjatë kontrollit të një valixhes janë gjetur 81 boksa me cigare.
Në raportin 24-orësh thuhet se cigaret janë sekuestruar nga Dogana.
“Prishtinë, Aeroporti ANP. Me datë 29.12.2024 rreth orës 11:05 gjate kontrollit se një valixheje te një pasagjeri ne dalje është vërejtur se i njëjti ka një sasi të cigareve në valixhen e tij. Pas hapjes se valixhes në prezencën e zyrtareve doganor është vërejtur se aty ka 9 boksa cigare Marlboro. Pas kontrollit te mëtejm dhe numërimit nga ana a zyrtareve doganor ka rezultuar se te njëjtit i janë gjet gjithsejtë 81 boksa cigare Marlboro të kuqe dhe të bardha pa banderola në të gjitha valixhet që kishte pasagjeri. E gjithë kjo sasi e cigareve është sekuestruar nga ana Doganës. Me rast është marr njësiti i hetimeve të Doganës.”, thuhet në raportin policorë, përcjell .
#Sekuestrohen #boksa #cigare #në #Aeroportin #Prishtinës
gazetablic.com