Aktualitet
Gjendet pa shenja jete një person në Klinë

Policia e Kosovës njofton se është gjetur pa shenja jete një person në Klinë, shkruan .
Sipas raportit, vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësorë në vendin e ngjarjes.
Po ashtu, me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për autopsi.
“HETIM I VDEKJES Klinë / 29.12.2024-12:54. Është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësorë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për autopsi. Rasti duke u hetuar.”, thuhet në raportin 24 orësh të policisë.
#Gjendet #shenja #jete #një #person #në #Klinë
gazetablic.com