Life Style

Pema tradicionale e Vitit të Ri, sa ka ndryshuar tradita para e pas viteve 90

Muaji dhjetor është muaji i festave, që si simbol ka pemën e Vitit të Ri, një traditë kjo e vijuar prej vitesh, e cila hijeshon çdo shtëpi në festat e fundvitit.

Zbukurimet janë ato që tërheqin vëmendjen më tepër.

Sot është e lehtë të gjesh gjithçka, por dikur ishte e vështirë.

Nuk ka pasur familje që s’e ka bërë. Shumicën e rasteve gjenim pisha, uleshim të bënim vargjet, shportat, bredhat. Pastaj çfarë të gjenim në shtëpi: fruta, mollë, portokalle, limonë,” thotë ish-mësuesja Lejla Uligaj Golemi.

Në ditët e sotme zbukurimet e pemës së Vitit të Ri kanë ndryshuar shumë, duke filluar që nga vargjet me dritat shumëngjyrëshe.

Por ish-mësuese shprehet se pema e dikurshme kishte më emocion se pema e ditëve të sotme.

Pema e sotme për bukuri është më e bukur, se ka ndriçim, gjëra të shndritshme, por më e gjallë është ajo që bën me dorën tënde. Tani janë të gatshme,” thotë znj. Golemi.

Magjia e festave të fundvitit sjell një moment të veçantë rreth e rrotull pemës së Vitit të Ri, ku njerëzit afrohen për të uruar njëri-tjetrin e bashkë me të, një kujtim të përjetshëm stampuar në një foto.

#Pema #tradicionale #Vitit #të #ndryshuar #tradita #para #pas #viteve
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button