Aktualitet
Mbyllen zgjedhjet në Kroaci, Milanoviç fiton mandatin e dytë si president

Sapo janë mbyllur zgjedhjet presidenciale në Kroaci. Sipas mediave vendase, bazuar në exit poll-et, socialdemokrati Zoran Milonaviç ka siguruar një mandat të dytë presidencial, duke fituar 51.48% të votave.
Rivali i tij direkt Dragan Primoraç, i partisë në pushtet, unioni demokratik i kryeministrit Andrej Plenkoviç, ka marrë rreth 20% të votave.
Milanoviç është një tjetër politikan kritik ndaj qasjes së Bashkimit Europian dhe NATO-s në Ukrainë. Ai është kundër ndihmës ndaj Kievit, duke argumentuar se lufta e Ukrainës nuk i përket vendit të tij.
#Mbyllen #zgjedhjet #në #Kroaci #Milanoviç #fiton #mandatin #dytë #president
Java News