Shëndeti

Shtohet depresioni tek adoleshentët, ekspertët: Të rinjtë refuzojnë ndihmën e psikologut

1 në 7 adoleshentë të moshës 10-19 vjeç vuan nga një çrregullim i shëndetit mendor.

Specialistët rendisin disa faktorët të cilët çojnë në shfaqjen e këtyre çrregullimeve.

“Presionet që vijnë nga shkolla, marrëdhëniet me moshatarët, shqetësimet që vinë nga marrëdhëniet me prindërit, bullizmi në internet, nëpërmjet internetit, e cila është shumë e përhapur, shpesh herë çojnë në probleme shumë të rënda, adoleshentët mund të shkojnë në tentativa vetëvrasje”, thotë psikologia Andia Meksi.

Ekspertët e shëndetit mendor thonë se adoleshentët nuk kërkojnë ndihmë te psikologu për shkak të paragjykimeve që ata kanë nga shoqëria.

“Numri i fëmijëve adoleshentë të cilat i referohen ose shkojnë tek psikologu është shumë i ulët. Shkaku kryesor është stigma që ata kanë dhe që vjen nga shoqëria. Ndonjëherë prindërit i pengojnë fëmijët që të kërkojnë ndihmë tek psikologu, paragjykimi që prindërit kanë për shkak të pozicionit të psikologut.  Prindërit të edukohen për sa i përket mënyrës se si të përmirësojnë komunikimin, si të komunikojnë në mënyrë të shëndetshme pa iu bërë shumë presion që fëmija të mos ndihet shumë i ndrydhur”, thotë Meksi.

Agresiviteti, izolimi social, pagjumësia, ndjenja e fajit, dhe përqendrimi i ulët janë disa nga simptomat më të zakonshme të depresionit qe shfaqen tek adoleshentët.

#Shtohet #depresioni #tek #adoleshentët #ekspertët #Të #rinjtë #refuzojnë #ndihmën #psikologut
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button