Aktualitet

Ka humbur bast apo ka bërë ndërhyrje? Çfarë ka ndodhur me Granit Xhakën?

Granit Xhaka ka shfrytëzuar pushimet e fundvitit për të qenë pranë familjes së tij, duke kaluar disa ditë me bashkëshorten, Leonita dhe dy vajzat në lokalitet malor. Por fotoja e fundit që ai ka postuar është bërë objekt diskutimesh mes fansave.

Xhaka shfaqej me kokën e qethur thuajse në zero, me një model të pazakontë flokësh për të, aq më shumë në dimër me temperatura shumë të ulëta.

“Mos ke humbur bast, është e rrezikshme në këtë periudhë ai model flokësh”, shkruante një tifoz në komentet poshtë fotos.

Ndërkohë, kishte një tjetër i cili aludonte se Xhaka kishte bërë ndërhyrje kirurgjikale për transplantim flokësh. “A nuk e shihni se ka bërë transplant, shihni vijën e tij të flokëve”, shkruante tifozi tjetër, mes shumë momenteve që mori Xhaka për modelin e ri të flokëve.

#humbur #bast #apo #bërë #ndërhyrje #Çfarë #ndodhur #Granit #Xhakën
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button